E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjykata liron Fran Frrokajn, arrest shtëpie 11 zyrtarëve

Gjykata e Lezhës liroi nga burgu kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët e tjerë të bashkisë dhe hipotekave.

 

Gjykata caktoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Frrokajn dhe gjithë të tjerët e arrestuar për abuzim me pronat në zonën bregdetare në Shëngjin.

Vendimi i Gjykatës u prit me brohoritje edhe nga mbështetësit e kryebashkiakut Frrokaj, të cilët prisnin jashtë ambienteve të gjykatës prej mëngjesit të sotëm.

Reklamë

 

Sapo ka dalë nga dyert e gjykatës, Frrokaj përshëndeti simpatizantët.

 

Seanca e rivlerësimit të masës së sigurisë që nisi që në mëngjes, u zhvillua nën tension për shkak të dhjetëra personave që kërkonin lirimin e të akuzuarve.

 

Për pasojë gjykata e Lezhës u blindua nga policia.

 

Fran Frrokaj dhe vartësit e tij akuzohen për shpërdorim detyre dhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Prokuroria dyshon se ata kanë ndryshuar zërin kadastral të një pjese të madhe të plazhit në zonën e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin. Më pas, ata e kanë ndarë tokën me ligjin 7501 tek disa familje. Sipërfaqja e përfituar në këtë mënyrë llogaritet në mbi 234 mijë metra katrore.

 

Më shumë video

Reklamë