Komisioni i zhvillimit të referendumit në PD-Kukës po  përgatitet për zhvillimin e ratifikimit të vendimit nr. 6 për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulëzim Basha.

 

Ndërkohë kanë mbërritur materialet me siglën dhe vulën e miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit. Koordinatori i PD-ës në Kukës, Fasli Gërmizi tha se të gjitha përgatitjet po bëhen në kohë rekord pa asnjë problem.

 

“Nesër do të jetë dita e shënuar e demokratëve, të vendosin me referendum. Është e para që brenda llojit edhe në politikën shqiptare, shfrytëzohet një nen i statutit dhe ngrihet Kuvendi për herë të parë mbi kryetarin. Do të bëhet nesër kjo është ngjarja! Referendumi po, ratifikimi i vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit po, të tjerat janë pa vlerë. Kjo më ngjan me Koncertin e vitit 1936. Ne kemi hapur lojën për të gjithë demokratët kurse ata qajnë hallin e dy tre personave. Kjo do të prodhojë ministra dhe deputetë të popullit por jo të preferuar të kryetarit. Është një gjetje e shëmtuar për të shpëtuar por është e vështirë. Ngjarja ngelet ratifikimi i vendimit nr.6 të Kuvendit Kombëtar”, tha Fasli Gërmizi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *