Edhe këtë të shtunë, për të pestën ditë radhazi, mbështetës të ish-kryeministrit, Sali Berisha u mblodhën poshtë banesës së tij. Ata mbajtën fjalime kundër qeverisë, ndërsa brohoritën në mbështetje të ish-liderit të PD.

As këtë herë nuk mungoi fjalimi i ish-kryeministrit, i cili përshëndeti mbështetësit e tij nga dritarja e banesës. Ai akuzoi qeverinë se po vjedh fjalën e lirë dhe po detyron shqiptarët të largohen.

Lexo edhe :

Related Posts

“Dëgjoj dhe më shkruajnë se ti je Sali je shpresa. E vërteta është tjetër. E vërteta është se për të rinjtë, unë nuk jam heroi i tyre, por jam thjesht si sinjali në filmin Batman që fton heronjtë nga qielli.

Dhe unë, kam bindjen se ata heronj janë djemtë dhe vajzat e Shqipërisë, janë ata të cilët të angazhuar në këtë betejë vendimtare, të angazhuar në këtë betejë për shpresën, për të ardhmen, do t’i japin kthesën, do të bëjnë që kjo erë kthese dhe shprese të fryjë në mbarë Shqipërinë dhe opozita, demokracia të rivendoset përsëri”, tha ai.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin, Sali Berisha, për përfshirje në aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *