E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Mbështetës të VMRO në protestë

E ndërsa Zaev pret te marre mandatin per qeverinë mbështetës te VMRO-DPMNE kane dale ne Shkup ne nje proteste per te kundërshtuar krijimin e nje qeverie mes LSDM dhe partive shqiptare. Protestuesit te mbledhur përpara ndërtesës se qeverise jane shprehur kundër platformës shqiptare, dygjuhësisë, ndryshimit te Kushtetutës dhe federalizmit te vendit.

 

Protestat kundër nje qeverie me shqiptaret nisen qe javen e shkuar kur u njoftua se Zaev kishte arritur nje marrëveshje me BDI per koalicionin e ri qeverisës. Ata kane theksuar se protesta synon ruajtjen e unitetit të republikës së Maqedonisë dhe te gjuhës maqedonase që është rrënja e mbijetesës dhe identitetit te tyre.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë