Ministria e Brendshme e Ukraiëns ka vendosur kreun e Kishës Ortodokse Ruse, i cili  mbështet luftën e Kremlinit kundër Kievit, në listën e të kërkuarve.

Masa është thjesht simbolike sepse Patriarku Kirill ndodhet në Rusi dhe nuk është nën kërcënimin e arrestimit.

Ky është hapi i fundit në fushatën e Ukrainës për të çrrënjosur ndikimin e klerikëve që ajo pretendon se mbajnë lidhje të ngushta me Rusinë dhe minojnë shoqërinë ukrainase.

Publikimi mbi urdhrin e ministrisë ukrainase identifikoi Kirillin me emër dhe e përshkroi atë si “një person që fshihet nga autoritetet e hetimit paragjyqësor”.

Mësohet se ai rezulton i zhdukur që prej datës 11 nëntor.

Autoritetet në Kiev kanë nisur një procedim penal kundër një prifti të lidhur me një degë të Kishës Ortodokse që dikur ishte e lidhur drejtpërdrejt me Kishën Ruse dhe Kirill.

Shërbimi i sigurisë i Ukrainës lëshoi një dokument muajin e kaluar duke thënë se Kirill ka shkelur sovranitetin ukrainas.

Forcat e sigurisë kanë nisur dhjetëra çështje penale, duke përfshirë akuza për tradhti, kundër priftërinjve dhe zyrtarëve të lidhur me degën e kishës të lidhur me Moskën.

Kirill i dënoi ato veprime dhe u bëri thirrje krerëve klerik në mbarë botën që të ndalojnë lëvizjet e Ukrainës kundër kishës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *