E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Mbështesim thirrjen e kryeministrit për Kavajën”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbështet vendimin e kryeministrit Rama për tërheqjen e kandidatit për zgjedhjet në Kavajë, ndërsa bën thirrje partive që të mos angazhohen në akte dhune, referuar deklaratave të PD për mosbindje civile. Ne deklaratën e saj, Ambasada theksoi se duhet nxitur me tej vazhdimi dhe përshpejtimi i procesit të dialogut, sepse koha që mbetet për t’i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar.

 

Pas SHBA, edhe Ambasada Britanike në Shqipëri ka përshëndetur vendimin e Ramës për të tërhequr kandidatin nga Kavaja, ndërsa bën thirrje që opozita të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

 

Ne te njëjtën linje ishte edhe ambasadorja Gjermane në Tiranë Schütz, e cila ka përshëndetur vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë. “Vendimi mban të hapur rrugën për bisedime midis qeverise dhe opozitës në interes të një zgjidhjeje të krizës aktuale.  Njëkohësisht, ne deklaratën u bëhet thirrje të gjitha palëve të shmangin çdo veprim që mund të ndikojë që një protestë paqësore të shndërrohet në dhunë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë