Gjermania shpreh mbështetje të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me bindjen se hapja e grup-kapitujve do të mbyllet brenda këtij viti, falë punës së ekipit negociator.
“Duhet ta përgëzoj Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare për hapjen e katër prej këtyre gjashtë grup-kapitujve në 8-9 muajt e fundit, që nga tetori i vitit të kaluar. Ky është një shans shumë, shumë i mirë. Dhe ajo që mund të shohim në një nivel teknik është se ekipi negociator po bën një punë shumë, shumë të mirë sepse tashmë këto katër kapituj në nëntë muaj janë një rekord.
Jam shumë, shumë i bindur se me këtë kapacitet të ekipit të tryezës, pjesa tjetër e grup-kapitujve do të hapet deri në fund të vitit. Pra, nga kjo anë, me të vërtetë, duhet të përgëzoj qeverinë, popullin për shpejtësin”, tha ambasadori Karl Bergner.
Në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, ambasadori thotë se do Gjermania do të jetë në krah të vendit tonë për ta asistuar në shumë fusha, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
“Ne do të shqyrtojmë çështje si partneritetet administrative në çdo kuptim të mundshëm për të forcuar kapacitetet administrative. Në këtë kontekst, ne do të përqendrohemi shumë në çështjet që janë ngritur, siç është për shembull, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, që ngrihen në raportin e fundit të progresit të vitit të kaluar. Dhe jam shumë i lumtur që e ndajmë këtë fokus me qeverinë, ata janë zotuar ta bëjnë këtë, për të trajtuar këto çështje që shqetësojnë edhe shumë njerëz shqiptarë me të cilët flas. Jam shumë i bindur se Shqipëria mund të arrijë mjaft nga objektivat që i ka vënë vetes. Dhe ne do ta shoqërojmë Shqipërinë në këtë rrugëtim”, u shpreh Karl Bergner.
Komentet ambasadori gjerman i bëri gjatë një inspektimi të projekteve të mbështetura nga Kfw gjermane dhe GIZ në disa qytete në Shqipëri./vizionplus.tv