Subscribe

Gjatë vitit 2023, edhe biznesi i madh që e ble energjinë në treg të lirë do të ndihmohet nga qeveria për të përballuar çmimet e larta në bursa.

 

Si zgjidhje për këtë kërkesë të përsëritur të këtij grupi biznesi, ministrja Belinda Balluku dha mundësinë për të blerë energji nga KESH me çmim preferencial.

 

BELINDA BALLUKU

 

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Janë çmime stratosferike, shpresojmë shumë nga të gjitha të dhënat që kemi që të ketë një zbutje të këtij çmimi, por siç e shikoni situate në Ukranië është ende e paqartë. Për të shmangur këtë pasiguri, KESH do të hyjë në procedurën e blerjes së energjisë që FTL ka hapur për të furnizuar me energji këtë grup klientësh. KESH ka të drejtë të futet në treg dhe të konkurrojë me një çmim tjetër duke dhënë mbrojtje për të gjitha kompanitë shqiptare që ndodhen në treg të lirë. Do të kenë të drejtë të blejnë nga KESH me çmimin preferencial që ata do të dalin në treg.”

 

Për sa kohë që emergjenca energjetike në vend vazhdon, do të vijojë mbrojtja edhe për biznesin e lidhur në tensionin e mesëm.

 

BELINDA BALLUKU

 

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Klientët e lodhur në tensionin e mesëm, përsa kohë do të jetë emergjencat energjetike, biznesin e mesëm nuk e nxjerrim në treg të lirë, duke e mbahjtur peshën vetë. Do të vazhdojmë t’i mbrojmë. Do të kemi tryeza të tjera për kostot e transmetimit dhe të tjera, por nuk I ekspozojmë në tregun e lirë. Vëmendja jonë është tek impakti që jep te xhepi, konsumatorët, turizmi. Janë kohë të vështira ku secili ka të drejtë për atë që kërkon, thjeshtë për qeverinë shqiptare kthehet në çështje prioritetesh, por vëmendja është te të gjithë.”  

 

Gjatë një tryeze me përfaqësues të biznesit, ministrja Balluku premtoi edhe lehtësim të procedurave për instalimin e paneleve diellore, ndërsa shtoi se Bursa Shqiptare e Energjisë pritet të jetë gati në mars të 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *