Subscribe

Teksa priste në aeroportin “Nënë Tereza” 100 mijë dozat e vaksinës kineze, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se ato erdhën me vonesë për shkak të tentativave të kontrollorëve që ajo i quan të çmendura.

 

“Falë përpjekjeve të qeverisë erdhi Sinovac në Shqipëri. Vaksinat erdhën 1 ditë me vonesë për shkak të çmendurive. Sot është ditë e mirë si gjithmonë kur vijnë vaksinat është një ditë e veçantë. Vaksinat arritën të ulen pas vështirësive që kishim dje. Sot arritëm të krijojmë të gjitha kushtet për të bërë të mundur uljen dhe ngritje vetëm për fluturimet esenciale. Ky është një fluturim i rëndësishëm me 100 mijë vaksina të tjera”, tha ajo.

 

Nga ana tjetër, ministri Arben Ahmetaj, tha se në Shqipëri do të mbërrijnë të hënën ose të martën e javës së ardhshme 50 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.

 

Sot do të kryhen fluturimet e domosdoshme, të tilla si humanitare, diplomatike, ushtarake dhe shtetërore, ndërsa udhëtarët do të kenë mundësi të fluturojnë nga mëngjesi i të premtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *