Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me...

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS:...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më...

Mbërrin urdhërarresti për Balilin

17 Maj 17:52

Urdhërarresti per Klemend Balilin, mbërrin ne Tirane. Zyra e Interpol Tiranës, ka marrë dokumentin qe pritej nga autoritetet, duke e shpërndarë atë zyrtarisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar si dhe gjithë strukturave të policisë. Por ndërsa agjentët vihen në kërkim të balilit, i konsideruari si “Eskobari i Ballkanit” prej ditësh është në arrati, duke mos lënë asnjë gjurmë. Zyrtarisht në sistemin TIMS, nuk rezulton që ai të ketë dalë nga Shqipëria, çka shton dyshimet se ai mund të jetë fshehur në Shqipëri. Por nuk përjashtohet edhe dalja e tij në rrugë ilegale nga vendi drejt një destinacioni deri më tani të panjohur. Ndërkohë mediat greke shkruajnë se në rast arrestimi, Klemend Balili, nuk do të ekstradohet, por do të gjykohet në Shqipëri. Dosja që shoqëron urdhër arrestin për kreun e narkotrafikut mes Shqipërisë dhe Greqisë e më tej edhe në Europe, ka edhe shumë të dhëna që paraqesin përmasat e organizatës kriminale.
Rezulton se rrjeti i drogës do trafikonte ne Francë rreth 60 kg kokainë nëntorin e vitit te kaluar. Por Operacioni dështoi, pas sulmeve terroriste në Paris, te cilat dyfishuan masat e sigurisë. Sipas portaleve greke, te cilat i referohen informacioneve policore, operacioni financohej nga kreu shqiptar i rrjetit, Klemend Balili.
Por ky nuk është i vetmi rast kur grupi tentoi të dërgonte ngarkesa droge në vendet e Bashkimit Evropian.
Në shkurt të 2016, një sasi droge do transportohej nga Spanja për në Itali, por edhe kjo ngarkesë u anulua, për shkak të kontrollit të kamionit nga autoritetet, gjë që krijoi dyshime tek drejtuesit e rrjetit. Per te njëjtin grup, agjentet e Europolit arrestuan në Belgjikë dhe dy vëllezërit Dhimiter e Xhevair Poti. 50-vjeçari me pseudonimin “Walter” drejtonte trafikun e kokainës dhe hashashit për pjesën e Belgjikës, ndërkohë që kujdesej për ngarkesat, pasi zotëronte nje firme transporti.
Gjatë operacionit të EUROPOL dhe kontrolleve u sekuestruan 698 kilogramë hashash në Greqi dhe 96 të tjera në Belgjikë.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Destinacion Dokument Eskobari i Ballkanit Europe Interpol Klemend Balili Sistem TIMS urdhërarrest

Nga e njëjta kategori

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj nxorri fytyrën e vërtetë, vesi del me shpirtin

më shumë...

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i “Concord Group” sjell një përvojë unike dhe koncept të ri për rivierën

më shumë...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më të favorshme për pensionistët dhe studentët

më shumë...

PD e bojkotoi, PS miraton marrëveshjen e huasë prej 302 mln dollarësh ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

7:37

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i...

6:54

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës:...

6:39

Të gjithë “sytë” nga Ernest Muçi, pas...

6:34

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes:...

6:16

Fundi i korrikut sjell lajme të mira...

6:10

Vrasja e gazetarit italian, gjykata lë në...

6:01

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

5:58

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.