Subscribe

Trupi i pajetë i Erjon Torors, 34-vjeçari që humbi jetën tragjikisht nga tërmeti në Itali, mbërriti këtë të diele në portin e Vlorës. Trupi i emigrantit nga Fieri u prit nga familjarët dhe miqtë e tij, ndërsa shpenzimet dhe procedura e përshpejtuar për kthimin në atdhe u mbuluan nga qeveria shqiptare. Në momentin e rënies së tërmetit, emigranti shqiptar ndodhej në banesë sëbashku me bashkëshorten e dy vajzat. Nga shembja e shtëpisë fatmirësisht vajzat e tij pësuan vetëm dëmtime të lehta, ndërsa bashkëshortja u plagos rëndë. Erjon Toro ishte djali i vetëm i familjes prej 5 anëtarësh në Kurjan të Fierit dhe prej 16 vitesh jetonte në Itali. 34-vjeçari është i vetmi shqiptar mes 290 viktimave që humbën jetën nga tërmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *