E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbërrijnë në Rinas mbi 32 mijë doza të vaksinës Pfizer

Mbërrijnë në Aeroportin “Nënë Tereza” mbi 32 mijë doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.

 

Në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë, Edi Rama, nënvizoi se do të vijohet çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur mbi 18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.

 

“32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në  1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë