E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mbërrijnë në Rinas 31.590 doza të vaksinës Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton mbërritjen e 31.590 dozave të vaksinës Pfizer në vendin tonë.

 

Përmes një postim në rrjetet sociale, ministrja shkruan se kjo sasi e ka çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura.

 

Reklamë

Po ashtu, ajo iu bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit.

 

“31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura. #Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni në qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë