Vendi
Mbërrijnë mbi 24 mijë vaksina anti-Covid në Rinas

Mbërrijnë 24,040 vaksina anti-COVID në Shqipëri. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama.
Ai njofton se në Rinas mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa Kroacia ka dhuruar 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca.
Reklamë
“Edhe 24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën 14,040 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, si gjest solidariteti qeverisë kroate.”
Deri më tani, në total në vend kanë ardhur 1,103,690 doza.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




