Kronikë
Mbërrijnë afganët e parë që do strehohen në Maqedoninë e Veriut

Grupi i parë i qytetarëve afganë, prej 149 personash, mbërriti mbrëmjen e të henes në Maqedoninë e Veriut.
Ata jane kryesisht punonjës në organizatat ndërkombëtare, si dhe familjaret e tyre.
Reklamë
Afganët u pritën në aeroportin e Shkupit nga ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Zyrtarët kanë bërë të diur se Maqedonia e Veriut do të strehojë përkohësisht 750 afganë derisa t’iu plotesohet dokumentacioni për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




