E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mbërrijnë 208 mijë doza të tjera të Sinovac

208 mijë vaksina të tjera të Sinovac mbërritën këtë të shtunë në Shqipëri.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bashkë me ministrin e Shtetit për Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishin në aeroportin e Rinasit për të pritur dozat e radhës.

 

Reklamë

Manastirliu deklaroi se në mbrëmjë do të vijnë edhe doza të tjera të Pfizer.

 

“208 mijë vaksnia sapo kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare me distributorin e autorizuar të vaksinës Coronavac, Sinovac. Tashmë kemi përfunduar gjithë lëvrimin e kësaj kontrate, duke siguruar në total për këtë kontratë 500 mijë doza vaksine dhe në tërësi sot në Shqipëri, nga moment i parë i fillimit të procesit të lëvizmit të vaksinave të kontraktuara nga qeveria shqiptare, kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në territorin e Shqipërisë. Sot pritet të vijnë doza të tjera vaksine nga kontrata e Pfizer, do të jenë 8190 doza që mbërrijnë mbrëmjen e sotme dhe do të vijojmë ashtu sikurse e kemi thënë të intensifikojmë procesin e vaksinimit dhe të kemi sipas objektivit tonë, 500 mijë vaksinime deri në maj, dhe të vaksinojmë çdo qytetar shqiptar brenda pranverës së vitit tjetër”, tha Manastirliu.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë