10 mijë doza vaksinash Sputnik V mbërritën këtë të hënë në vendin tone. Ministrat  Arben Ahmetej dhe Ogerta Manastirliu priten ngarkesen ne aeroportin Nene Tereza, raporton Vizion Plus, e cila erdhi si donacion I Emirateve te Bashkuara Arabe.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE  DHE MBROJTJES SOCIALE

 

“10 mijë dozat e vaksinës Sputnik, donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe tashmë kanë mbërritur dhe do të shtrijmë edhe më gjerë vaksinimin. Do të vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të fillojmë vaksinimin masiv të popullatës dhe të parapërgatitemi për të qenë më të lehtësuar edhe për turizmin

 

ARBEN AHMETAJ

MINISTER I SHTETIT PER RINDERTIMIN

Në emër të qeverisë shqiptare falenderojmë qeverinë e Emirateve dhe Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed. Na u gjendën me tërmetin, po gjenden edhe me Pandeminë.

 

Ministrja e shendetsise Ogerta Manastirliu garantoi se vaksina Sputnik 5 ofron garanci maksimale.

 

 Komiteti i Iminizimit dhe gjithë strukturat të cilat merren me çertifikimin, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave tashmë kanë dhënë prej disa javësh garancinë për vaksinat, që ofrojnë siguri dhe efikasitet

 

Kjo eshte ngarkesa e pare e SPUTNIK 5  qe mberrin ne vendin tone. Fillimisht qeveria shqiptare refuzoi aplikimin e vaksines ruse.

Madje oferta e ambasades ruse ne Tirane shkaktoi reagimin e kryeministrit Rama qe quajti qeshakarak propozimin.

Por pak jave me vone qeveria njoftoi se kishte ngarkuar ministrin Arben Ahmetaj dhe ogerta Manastirliu per te negociuar me kompanite ruse por edhe kineze per te siguruar vaksinen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *