Policia e Shtetit thotë se falë angazhimit, profesionalizmit dhe përkushtimit nga të gjitha strukturat, finalja e Conference League mes Romës dhe Feynoord shkoi pa probleme.

 

Pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin “Air Albania” dhe shpërndarjes së tifozëve, blutë falenderojnë dhe qytetarët për mirëkuptimin e mbështetjen.

 

“Angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Masat e detajuara të marra nga Policia e Shtetit bënë të mundur shmangien e incidenteve ndërmjet tifozëve të dy skuadrave dhe u sigurua mbarëvajtja e Finales së UEFA Conference League, midis ekipeve të Romës dhe Feyenoordit që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, përsa i përket rendit e sigurisë. Policia e Shtetit falenderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbështetjen”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *