Kronikë
Mbante kallashnikov në shtëpi, arrestohet beratasi

Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar pasi mbante armë pa leje.
Shtetasi S. G., 57 vjeç, banues në fshatin Remanic u prangos pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij. Atij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, kallashnikov model 56.
57 vjecari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për të cilën parashikohet dënim deri në 7 vite burg




