Subscribe

Policia e Tiranës ka arrestuar një 52-vjeçar, i cili prej më shumë se 6 vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur nën kërcënimin e armëve.

 

 

Sipas policisë në pranga ka rënë Gjergj Laçi, i cili njihet për qëndrime e sjellje radikale. Për shkak të bindjeve fetare, ai prej 6 vitesh nuk lejonte fëmijët që të shkonin në shkollë, madje edhe i dhunonte ata si dhe bashkëshorten e tij duke mos i lënë që të dalin nga shtëpia.

 

 

 

Në banesën e tij policia i gjeti edhe municione luftarake.

 

 

Ndërkohë fqinjët pohuan se familja Laçi jetonte në kushte të vështira ekonomike.

 

 

Ka 20 vjet që i njoh. Nuk i njihja të gjithë. Ti shife vetë. Drita jo. Ujë jo. Të varfër. Ne kemi kaluar mirë, s’di të kenë probleme. Fatin e tij mos e pastë kush. Kur s’ke pune, s’ke lekë, ske të ardhura. Të prishet shtëpia. Çfarë do bësh?- shprehen fqinjët.

 

 

 

Gjergj Laçi është një emër i njohur për policinë. Para 9 vitesh ai u arrestua pasi terrorizoi zonën e 5-majit duke qëlluar me automatik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *