Subscribe

Ndërsa shifra e të infektuarve ditorë ka kaluar edhe mbi 100, autoritetet po I mëshojnë ndëshkimit për ata që nuk përdorin maskat. Mjekë të ndryshëm kanë ngritur shqetësimin se këto mjete mbrojtëse mund të bëhen burim infeksioni. Por pavarësisht kësaj, zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se maska duhet mbajtur. 

Maska ka qenë e detyrueshme në të gjitha protokollet e hapjes. Me kalimin e ditëve filloi të mos respektohet. Vendimi i komitetit është vënia në zbatim e atij vendimi që është marrë. Nuk është një gjë e re. Maska është për tu përdorur në të gjitha ambientet e mbyllura.”

Javët e fundit ka një shtim të dukshëm të tamponëve, por kjo sipas Rakacollit nuk është ndryshim strategjie drejt testimit masiv.

“MIRA RAKACOLLI

ZV/MINISTRE E SHENDETESISE DHE MBROJTJES SOCIALE

Kjo është një vazhdimësi e po asaj strategjie qe kemi pasur, nuk ka qenë përcaktuar numri  i testeve por mënyra se kujt do ti bëhen këto teste,  si njerëzit e  dyshuar që i kanë shenjat klinike të covidit. Pikërisht kjo shkon në përputhje me shtimin e rasteve. Rastet shoqërohen me shtim të personave të kontaktit, përkatësisht edhe me shtim të numrit të testeve. Mund të them me shumë përgjegjësi që tamponë ka mjaftueshëm, ka për te gjithë nevojat që ka sistemi, mbi 90 mijë teste.”

QSUT është cilësuar si një nga vatrat më te nxehta me përhapje të theksuar komunitare, problemin e të cilës anëtarja e komitetit teknik e sheh tek përqendrimi i të sëmurëve dhe familjarëve pa mjete mbrojtëse.

“U bënë 2 shërbime problem infeksioni. U bënë problem në momentin e hapjes ato vatra që u hapën aty ishin si rezultat i moszbatimit të rregullave ashtu si duhet dhe si rezultat i lëshimit edhe në spital.”

Ashtu si kryeministri Rama pak ditë më parë, edhe Rakacolli thotë se nuk do të ketë një mbyllje të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *