Një 14-vjeçare është mbajtur peng për disa orë nga një 31-vjeçar. Ngjarja është regjistruar në fshatin Frankth, në Mat. Policia njofton se 31-vjeçari mbajti për disa orë të miturën në banesën e tij dhe e la të lirë atë sapo konstatoi prezencën e policisë.

 

Autori ka mundur të largohet nga vendgjarja, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *