Ministrja Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur deputetes Rudina Hajdari, pas sulmeve në Kuvend nga kjo e fundit në drejtim të mazhorancës.

Në seancën e sotme parlamentare, Spiropali tha në reagimin e saj se Hajdari ka dalë nga listat e PD-së dhe se nuk është votuar nga populli për të qenë në Kuvend.

Mes të tjerash, ministrja e “ftoi” Hajdarin që të heshtë dhe të përballet me votën e qytetarëve, për të parë se ku arrin.

“Nëse do të flasësh këtu për lista dhe për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ti ke hyrë në Kuvendin e Shqipërisë si e votuar, por nga lista e PD-së. Dil në votim, dhe pije detin Rudina. Ta shohim se ku do dalësh. Do dalësh matanë apo në breg të lumit. Shko bëji në një vend tjetër ato. Mbaj përgjegjësi për familjen tënde. Unë u habita që nuk iu referove rezolutës në asnjë gërmë nga ato që the. Ne kemi ngritur institucionet e reja të drejtësisë mbi ato të kalburat. Do të ishte mirë t’i përmendje edhe këto. Duhet patjetër të theksonit se ç’është bërë në Kuvend dhe nga kjo maxhorancë, për Reformën Zgjedhore. Kemi vite që tentojmë të ulim në tryezë që ka dalë nga të gjitha binarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *