Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi:...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e...

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar që do...

Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po...

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir Metën në...

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki refuzon të...

Pse u la vetëm nën sulm familja Jashari? Klosi:...

Klosi: Gjyqi për ish-krerët e UÇK ka prapavijë të...

Si infiltrohen agjentë e SHISH te bandat e krimit?...

Seanca e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Ministri Hasani: Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian

10 Qershor 10:03

Tiranë, 10 Qershor 2025 – Në kuadër të Presidencës të Shqipërisë të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore (SEECP) për periudhën Qershor 2024 – Korrik 2025, është mbajtur sot edhe seanca plenare e radhës e Asamblesë Parlamentare të këtij forumi rajonal.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani e ka vlerësuar si të rëndësishëm dialogun parlamentar në ndërtimin e një Evrope Juglindore më bashkëpunuese e më të qëndrueshme.

Ai u shpreh se: “Duke parë përpara, duhet të njohim rolin thelbësor që luajnë parlamentet kombëtare në këtë rrugëtim. Përmes veprimit legjislativ, mbikëqyrjes dhe angazhimit publik, ju ndihmoni që perspektiva evropiane të mos mbetet vetëm një aspiratë diplomatike, por të bëhet një zgjedhje konkrete dhe e përqafuar nga shoqëritë tona.”

Hasani nënvizoi gjithashtu se gjatë këtij viti, Shqipëria ka pasur nderin të mbajë pesë kryesi në formate kyçe rajonale, përfshirë Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, Kartën e Adriatikut, Nismën e Evropës Qendrore, Nismën për Azil, Migracion dhe Refugjatë, dhe sigurisht, SEECP-në.

“Kjo konvergjencë unike na ka mundësuar të sjellim koherencë, energji dhe fokus evropian në agjendën rajonale. Me këtë vizion kemi zgjedhur edhe moton e Kryesimit të Tiranës: “Të Formësojmë të Ardhmen Tonë Evropiane”, deklaroi ai. 

Ndër të tjera, Ministri Hasani vlerësoi edhe rolin që SEECP ka si një mekanizëm i rëndësishëm rajonal.

Ai shtoi se “Shqipëria e sheh SEECP-në si një platformë për nxitjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimin e bashkëpunimit dhe promovimin e përkushtimit ndaj paqes, mirëqenies dhe integrimit evropian. Ky është një proces gjithëpërfshirës që na bashkon rreth një qëllimi të përbashkët: ankorimin e rajonit tonë në familjen evropiane.”

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), mbetet forumi më i rëndësishëm politik në Evropën Juglindore, që synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit. Ndërkohë, takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së do të mbahet më 16 Qershor 2025 në Tiranë./vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Igli hasani ministri hasani

Nga e njëjta kategori

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin 5-4! Gjithçka do të vendoset në “Allianz Arena”

më shumë...

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi: Me NATO-n s’bën askush shaka!

më shumë...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e shoh debatin në PS

më shumë...

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar që do kishte vrasje në 21 Janar!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:57

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG...

10:38

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga...

10:17

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja...

10:08

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar...

10:05

Trump për Merz: Ai nuk e di...

10:02

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir...

10:01

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki...

9:59

Pse u la vetëm nën sulm familja...

9:51

Klosi: Gjyqi për ish-krerët e UÇK ka...

9:40

Si infiltrohen agjentë e SHISH te bandat...

9:32

Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi:...

9:31

Krasniqi: Mazhoranca dhe opozita përgjegjëse për krizën...

9:24

“Shqiptarët i tremben më pak vdekjes”, Klosi...

9:20

Vrasja e Azem Hajdarit, Fatos Klosi: Për...

9:15

Atentati ndaj Trump, ish-kreu i SHISH: Autorët...

8:42

Ju ndodh të harroni gjërat sapo hyni...

8:28

Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita...

7:57

Begaj në Samitin e “Tre Deteve”: Ballkani...

7:42

Kjo shenjë do të hyjë në një...

7:35

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të...

Më të klikuarat

  • Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfa...
  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë më kokë, kush u largua...
  • Terror në Greqi, i moshuari kryen sulme me armë në dy instit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.