Mëngjesin e kësaj të diele janë hapur qendrat e votimit  për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi. Afro 550 mijë qytetarë kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre deri në orën 20 të mbrëmjes.

 

Milo Gjukanoviçi dhe Jakov Millatoviçi përballen mes tyre në balotazh.

 

Gjukanoviç është udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve  dhe president aktual i Malit të Zi. 61-vjeçari ka dominuar politikën malazeze për më shumë se 33 vjet.

 

Ai ka qenë një aleat kryesor i Perëndimit për kundërshtimin e ndikimit rus.

 

Ndërsa, 37-vjecari Jakov Millatovic, është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar.

 

Ai ka theksuar se dëshiron që Mali i Zi të anëtarësohet në BE, megjithëse disa nga partitë që e kanë mbështetur kandidaturën e tij janë pro-ruse. Këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale që nga vendosja e sistemit shumë-partiak në Mal të Zi.

 

Procesi zgjedhor do të monitorohet nga misionet vëzhguese të ODIHR-it, deputetët e parlamentit europian,  Këshilli i Evropës si dhe nga organizatat joqeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *