E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mbahet mesha e Krishtlindjeve, besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit

Besimtaret e krishterë festojne këtë të mërkurë lindjen e krishtit. Ritualet kanë nisur në mesnate në katedralen e “Shen Palit.

 

Mesha u drejtua nga imzot George Frendo i cili percolli mesazhe te rendesishme per dashurine mes njerezve, besimin paqen dhe ndihmen e ndersjellte.

 

Reklamë

Arqipeshkvi Imzot George Frendo në fjalën e tij gjatë meshës e vendosi theksin te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Ai tha se shqiptarët e kanë të shkruar në ballë dhe në zemër solidaritetin.

 

Imzot Frendo kishte edhe një apel për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie. Arqipeshkvi iu drejtua të gjithë atyre që po abuzojnë duke rritur çmimet e qirave për banesat nisur nga rritja e kërkesave dhe atyre që kanë ngritur çmimet për materialet e ndërtimit. Ai e cilësoi këtë si një mëkat të madh, që duan të përfitojnë dhe pasurohen nga kjo tragjedi.

 

Gjithashtu mëngjesin e kësaj të mërkure mesha e rastit u mbajt edhe në katedralen ortodokse.

Më shumë video

Reklamë