Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’, Teherani: Gabim...

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema:...

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron të Hezbollahut

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon...

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun...

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake, nuk është...

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore: Një vit...

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi s’është bërë...

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen...

Mbahet Kongresi i Parë i Shëndetësisë, mjekët e rinj: Përkushtim maksimal në shërbim të qytetarëve

6 Mars 10:40

Mjekët e rinj kanë çelur Kongresin e Parë të Shëndetësisë në vend. Aktiviteti pritet të mbahet në 6 dhe 7 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Të pranishëm janë studentë dhe të mjekë të rinjë, por nuk kanë munguar as profesionistë të sistemit shëndetësor në vend.

 

Dr. Kjanda Elpenoria, mjeke neurologe në Spitalin Memorial të Fierit, tha se ky spital është një fanar ndriçues për sistemin shëndetësor publik në gjithë rajonin e Jugut.

 

“Jam e lumtur që dëshirat e mia profesionale u plotësuan dhe vazhdojnë të ndjekin rrugën e tyre të realizimit. Këtu pata mundësinë të mësoj, por dhe t’u tregoj aftësitë e mia në shërbim të pacientëve. Memoriali është një fanar ndriçues për sistemin shëndetësor publik ne rajonin e Jugut. Sepse ne sot falë punës sonë të përditshme, dijeve dhe eksperiencës se ekipit turk, kemi arritur të sjellim ndryshimin”,- u shpreh Elpenoria.

 

Mjeku kirurg, Dr. Bledi Masati, në fjalën e tij theksoi se misioni dhe përkushtimi i tij profesional është i fokusuar këtu në Shqipëri në shërbim të të gjithë qytetarëve.

 

“Sfida sociale që ka të bëjë me lëvizjen migratore, megjithatë kur je në profesionin e mjekut nuk është vetëm në zgjedhje personale, por shkon edhe më tej sepse ka një ndikim zinxhir në shoqëri. Unë kam migruar nga qyteti im i vendlindjes, në një tjetër, e së fundmi në Tiranë për të kontribuar në këtë fushë.

 

Pas orëve të gjata, të lodhshme, rikujtoj ndonjë shënim, mesazh apo fjalë zemre nga pacientët, dhe marr një tjetër fuqi për të vazhduar me misionin tim. Misioni dhe përkushtimi im është i fokusuar këtu, ne vendin tim”,- theksoi Dr. Masati.

 

Indrit Jaupaj, infermier pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, u shpreh krenar për arritjet e ketij insitucioni, teksa përmendi investimin për flotën moderne të autoambulancave sipas të cilit ka shtuar sigurinë e shërbimit tek qytetarët.

 

“Jam krenar sepse ne kemi fatin të jemi pjese e një vizioni të ri të Urgjences Kombëtare, me ndërtimin e QKUM, që është kthyer sot ne nje ofrues shërbimi dinjitoz për çdo pacient  që i rrezikohet jeta.

 

Nga ky moment të qenit Infermier merr një tjeter dimension. Trajnimet dhe kualifikimet e shumta; mjetet e reja dhe teknologjine qe kemi sot ne dispozicion me autoambulancat moderne, na japin mundësi të jemi me të shpejtë dhe më të sigurt qoftë në spital, në terren apo në maxi-emergjencë, siç e kemi treguar ne këto vite sfiduese”,- tha Jaupaj.

 

Alessia Mehmeti, specializante e vitit të katërt pranë Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Spitalin ‘Nënë Tereza, u shpreh se në Shqipëri mund të bëhesh mjek cilësor .

 

“Po në Shqipëri mund të bëhesh një mjek cilësor dhe profesionist i zoti nëse ke dëshiren dhe vullnetin e mire për te punuar për këtë synim. Në fund të ditës, e them me bindje se çdo përpjekje e bërë për të përparuar Shëndetësinë e vendit tend shpaguhet 10 herë më shumë shpirterisht e moralisht dhe ky per mendimin tim, duhet të jetë motivimi kryesor i çdo mjeku që zgjedh të bëhet pjesë e sistemit shëndetësor”,- tha Mehmeti.

 

Rubin Mullaj, student i vitit të gjashtë në Universitetin e Mjekësisë tha se profesioni i tij do ta lejoj të jetë pranë qytetarëve në moment të bukura, por edhe mjaft të vështira.

 

“Të studiosh mjekësi do të thotë ti shtrëngosh dorën pacientit dhe familjarëve të tij, të japësh shpresën për jetën dhe të lesh shenjë në jetën e tyre. Tani që jam në përfundim të studimeve e kam kuptuar që kam bërë zgjedhjen e duhur! Gjithçka sa thashë kam dëshirë t’i praktikoj në shërbim të qytetarëve tanë”,- tha Mullaj.

 

Kongresi i Parë i Shëndetësisë do të mbahet në Tiranë në datat 6,7 në Pallatin e Kongreseve, ky Kongres synon të bëjë bashkë politikëbërës, profesionistë të Shëndetësisë, ekspertë, përfitues të shërbimeve dhe aktorë të tjerë për të ndarë përvojat dhe sfidat e këtij sektori.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Kongresi i Pare i Mjekesise Mjeke

Nga e njëjta kategori

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon arsyet: Ja pse nuk e donin Salianjin në garën për PD-në

më shumë...

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun e PD, Salianji: Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng

më shumë...

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake, nuk është e hijshme të përdoret një grua! Mema: Maqo Lakrori i PD

më shumë...

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen vetëm ata që janë të rrezikshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:10

Presidenti amerikan quan Hormuzin ‘Ngushtica e Trump’,...

10:49

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka...

10:44

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i...

10:40

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron...

10:21

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”,...

10:13

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje...

10:04

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake,...

9:54

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore:...

9:45

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi...

9:31

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar,...

9:22

Balla përballë Malltezit në GJKKO, Minga: Ishte...

9:04

SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet...

8:15

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali...

7:59

Kruarja e lëkurës, simptoma e zakonshme që...

7:42

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime...

6:47

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve...

6:32

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën...

6:09

Makina përfundon në oborrin e banesës në...

6:08

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen...

5:54

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.