E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mbahet konferenca e ambasadorëve

Ministria e punëve të Jashtme organizon ditën e mërkurë Konferencën e Ambasadoreve, një takim i vlerësuar i rëndësishëm për diplomacinë shqiptare. Në këtë takim janë të ftuar rreth 350 diplomatë nga vende të huaja. Në ditën e parë të këtij takimi, pas fjalës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, do të jetë shefi i diplomacisë italiane Paolo Gentiloni, i cili do të flasë mbi ngjarjet më të fundit diplomatike në Europë dhe rajon.
Në takimin treditor, do të flitet mbi sfidat që përballet kontinenti i vjetër, duke nisur nga BREXIT, çështjet e sigurisë dhe të proceseve integruese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë