E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 37 minuta më parë
Video · Sociale

Mbahet konferenca e 8-të ndërkombëtare “LIBOCON” në Tiranë

Kryeqyteti shqiptar ka mirëpritur edicioni e 8-të të konferencës ndërkombëtare LIBOCON, ku kanë marrë pjesë më shumë se 250 programues dhe specialist të zhvillimit të platformave kompjuterike. Erion Veliaj tha se bashkia e Tiranës është një nga te parat që zbaton zgjidhjen teknologjike për krijimin e ruajtjen e dokumentave.

 

Erion Veliaj: Inkurajojmë edhe institucione të tjera, edhe ato të varësisë, por edhe institucione të tjera në Shqipëri, edhe kompanitë, që të gjejnë mënyra alternative, në mënyrë që më shumë para të shkojnë për investime konkrete, se sa si pagesa për korporatat që ndoshta kanë vite që vjelin të njëjtin produkt. Thyerja e këtij monopoli, për ne ka qenë jashtëzakonisht e dobishme”.

 

Reklamë

Veliaj foli edhe për piramidën për të cilën tha se brenda këtij viti do të fillojë procesi i shndërrimit të saj në një shkollë inovatore, që do të zhvillojë kulturën dixhitale.

 

“Piramida e Tiranës do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit dhe duan që këto sisteme të hapura të popullarizohen, sidomos tek të rinjtë; do jetë një hapësirë ideale. Punën për transformimin e Piramidës do ta nisim nga fundi i këtij viti dhe vitin tjetër besoj do të kemi një hapësirë, siç janë këto programe të hapura, edhe një hapësirë me mendje të hapur”.

 

Erion Veliaj theksoi edhe rëndësinë e futjes se kulturës dixhitale edhe ne programet shkollore.

Më shumë video

Reklamë