Subscribe

I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Armër Mazniku ka treguar se kur do të bëhen publike të dhënat e censusit.

Ai theksoi se në komunikimin që ka patur me drejtoreshën e INSTAT të dhënat paraprake do të dalin në fund të marsit, ndërsa ato përfundimtare në muajin qershor.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a do të shoqërohet me reforma rezultati i censusit, Mazniku tha se patjetër pasi gjithçka lidhet me numrin e popullsisë.

Pjesë nga biseda:

Mazniku: Të dhënat e para të censit do të jenë në fund të marsit. Tabelat e mbaruara do të jenë në fillim të qershorit. Kjo ka qenë që nga fillimi. Qërkur doli censi të dhënat parapraka do të jenë në mars, të dhënat konkrete në qershor.

Pranvera Borakaj: Mund të surprizohemi?

Mazniku: Unë besoj që censusi është një ushtrim admniistrativ, që ka një procedurë statistikore që shkojnë përtej numrit të popullsisë, që lidhet me apartamentet, fenë, të dhënat ekonomike. Pra janë një seri të dhënash që impaktohen nga censusi. Gjëja më e mirë është që t’i besojmë specialistëve dhe ekspertëve që kanë mbështetjen më të mirë nga partnerët.

Pranvera Borakaj: Nuk kemi një të dhënë deri tani dhe a do duhet të shoqërohen me reforma?

Mazniku: Do duhet patjetër. Një seri e jashtëzakonshme e punëve të shtetit lidhet me numrin e popullsisë, sa shpesh duhet të kalojë një autobus, sa i madh duhet të jetë tubi i ujit, lidhet me popullsinë e lagjes. Sasia e çerdheve dhe kopshteve e lidhur me popullsinë, gjërësia e rrugës lidhet me numrin e popullsisë. Ndihma ekonomike, mbështetje sociale, numri spitaleve, mjekëve, ka një mori pafund të atyre që janë politikat që ndikohen drejtpërdrejtë nga numri i popullsisë.

Pranvera Borakaj: Edhe rritja ekonomike?

Mazniku: Padyshim që edhe rritja ekonomike.

Pranvera Borakaj: Do duhet të bëhet reforme territoriale e re?

Mazniku: Bazuar në të dhënat e performancës, do duhet të hapim një diskutim të gjerë dhe të hapur me të gjithë aktorët. Së pari me funksionet, së dyti si financohen bashkitë, por dhe me territorin dhe si administrohet territori. Të hyjmë në diskutim se kush është mënyra më e mirë për të administruar në mënyrën më të mirë territorin tonë.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *