Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
12 July 2025
Vizion fokus

Gyokeres përplaset me Sportingun, pret transferimin tek Arsenal

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike

Alonso kërkon mesfushorin e Liverpool, Real Madrid bën gati...

Zjarr në fshatin Skuraj të Kurbinit/ Përfshihet masivi pyjor,...

Umbria Jazz, policia shqiptare krah për krah oficerëve italianë

Zajrr në Dimal, marrin flakë barishtet në anë të...

U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet ish-shefi i...

“Çelësat e karburantit ishin të kyçur, motorët e aeroplanit...

Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Arsenali pranë marrëveshjes me sulmuesin e Chelsea

Mazniku: Patronazhistët janë e drejtë demokratike, votuesit e opozitës refuzuan me votë Metën dhe Berishën

17 Maj 19:57

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku, në një intervistë për Vizion Plus është përgjigjur lidhur me aludimet për patronazhistët dhe aludimin e votës në favor të Partisë Socialiste.

 

Mazniku ka komentuar dhe akuzat e opozitës, që rezultatin e 14 majit e konsideron si krim elektoral dhe akuzon PS se ka vjedhur votat.

 

Raporti i OSBE për zgjedhjet vendore thekson se vëzhguesin nxitën votuesit që të votonin për një subjekt të caktuar, që u përkthye si një aludim mbi patronazhistët. Çfarë keni për të thënë për këtë?

 

“Patronazhimi është një proces normal në çdo forcë politike të organizuar në çdo vend të botës”, thekson ai.“Ushtrimi i të shkuarit derë më derë, të folurit me votuesit, vlerësimit nga ana e diskutimit se një votues është mbështetës i forcës sonë apo një tjetre politike, si dhe tentativa për të folur me të, për ta bindur për të votuar për forcën tonë politike është një ushtrim i natyrshëm i çdo force të organizuar elektroale”, shton ai duke theksuar se kjo praktikë elektorale ndodh dhe në SHBA si një proces normal demokratik.

 

A janë këta patronazhistë që në raport cilësohen me fjalët “votuesit nxiteshin të votonin”?

 

“Jo, nuk janë ata. Patronazhistët janë ata njerëz që në mënyrë normale shkojnë takojnë, flasin me njerëz në çdo lagje. E bëjnë këtë punë në mënyrë shumë rigoroze dhe flasin që të kuptojnë nëse një votues i përket dhe është i gatshëm të mbështesë PS, apo jo, nëse është i lëkundur, nëse ka nevojë të dëgjojë diçka apo t’i shpjegohet diçka në lidhje me planin tonë të PS dhe më pas ky informacion mblidhet për të kuptuar ku qëndrojmë, ku janë zonat ku duhet të fokusohemi më shumë, më pak, ku duhet të përmirësojmë mesazhin, komunikimin tonë apo kush janë temat që njerëzit duan të dëgjojnë. Kjo në fakt është një ndër format më të shëndetshme të demokracisë, është komunikimi i drejtpërdrejtë i forcës tonë politike me qytetarët”, përgjigjet ai.

 

Janë patronazhistët përsëri apo të tjerë ata që në raportin e OSBE cilësohen si njerëz të ndryshëm nga anëtarë të Komisioneve Qendrorë që mbanin shënim zgjedhësit që kishin votuar? Ku qëndron e keqja ose jo që disa njerëz mbajnë shënim njerëzit?

 

“Nuk janë patronazhistët, por ka pasur patjetër vëzhgues nga ana jonë që vëzhgojnë se kush prej njerëzve ka marrë pjesë, në mëyrë që ne të kemi mundësi që t’i rikujtojmë njerëzve që janë mbështetësit tonë, që ka shkuar ora 12:00, vajti ora 13:00 do ta vlerësonim shumë nëse do të dilje, kjo në SHBA quhet nxitja për të marrë pjesë në votime”, thekson ai duke e cilësuar si proces demokratik që aplikohet në çdo vend të botës.

 

Sipas opozitës këto zgjedhje u vodhën nga krimi, oligarkët, presionet shtetërore, çfarë përshtypje krijoni kur dëgjoni këtë cilësim nga kampi përballë?

 

“Unë besoj që çdo forcë politike që ka mënçuri dhe urtësi duhet të lexojë me shumë vëmendje votën  e qytetarëve ditën e votimit, por edhe më parë përmes sondazheve dhe mekanizmave të tjerë për të kuptuar përse njerëzit kërkojnë diçka të caktuar dhe numrat janë shumë të fortë e të qartë. Berishës dhe Metës i mungojnë në këto zgjedhje më shumë se 85 mijë votues vetëm në Bashkinë e Tiranës, bashkimi i tyre kishte marrë rreth 185 mijë vota në 2021, ka marrë rreth 100 mijë vota, pra i mungojë më shumë se 85 mijë vota të peshës së tyre elektorale. Do të thotë që nëse ka një mesazh të qartë nga votuesit, por ja nga votuesit e socialistë që dolën e kryen detyrën në raport me partinë e tyre, por nga votuesit e opozitës është që ata e refuzuan me votë atë koalicion dhe atë forcë politike”, nënvizon Mazniku.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
14 maj Bashkia Tirane Mazniku Zgjedhje vendore

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, dy adoleshentë të lënduar

më shumë...

Rriten temperaturat e ajrit, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet ish-shefi i krimeve

më shumë...

VIDEO/ Vatër e madhe zjarri në Skuraj, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:22

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb...

8:18

Rriten temperaturat e ajrit, parashikimi i motit...

10:24

Çfarë duhet të bëni nëse ju pickon...

10:13

Pse është e rëndësishme të falim?

9:56

Gyokeres përplaset me Sportingun, pret transferimin tek...

9:33

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike

9:22

Shenjat e Horoskopit që do të kenë...

9:03

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani...

8:33

Alonso kërkon mesfushorin e Liverpool, Real Madrid...

8:22

Zjarr në fshatin Skuraj të Kurbinit/ Përfshihet...

8:10

Umbria Jazz, policia shqiptare krah për krah...

8:03

Zajrr në Dimal, marrin flakë barishtet në...

7:53

U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet...

7:35

Ju sëmur kondicioneri, ja si të shpëtoni...

7:00

“Çelësat e karburantit ishin të kyçur, motorët...

6:45

Si të shpëtosh nga nevoja për tu...

6:29

Dronët ukrainas goditën fabrika avionësh dhe raketash...

6:18

VIDEO/ Vatër e madhe zjarri në Skuraj,...

6:16

Arsenali pranë marrëveshjes me sulmuesin e Chelsea

6:05

Adrian Bajrami largohet nga Benfika, ku do...

Më të klikuarat

  • “Duhet shkundur e gjithë pema”, Rama: Të shkarkohen drejtorë...
  • FOTO/ Nuk është Alba! Zbulohet historia e dashurisë së Lim H...
  • Jep dorëheqjen kreu i AMP
  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështiR...
  • Rama: Brenda pak javësh dalin çmimet e reja të referencës, r...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services