E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mazniku në SPAK për “5D”, opozita publikon dokumentin për prishjen e 13 pallateve

Ministrit i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka qenë zyrtari i lartë i radhës që është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Për rreth 3 orë Mazniku është marrë në pyetje nga hetuesit për dosjen “5D”.

Në cilësinë e ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Mazniku është marrë në pyetje nga prokurori Klodian Braho, ku ka dhënë dëshminë për dyshimet e organit të akuzës për abuzimin me tenderat publikë të zyrtarëve tashmë të arrestuar.

Pas daljes Mazniku anashkaloi pyetjet e mediave, duke mos dhënë detaje në lidhje me hetimet.

Ndërkohë që Mazniku po merrej në pyetje, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë një tjetër denoncim për Bashkinë e Tiranës. Përpara godinës së SPAK ai publikoi një akt-marrëveshje qe sipas tij është firmosur nga bashkia e Tiranës me kompaninë 5D për prishjen e 13 pallateve.

Reklamë

“Jam sot përpara jush për të ndihmuar kolegët e Erionit. Ky dokument që shihni, është Akt-Marrëveshja e firmosur mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë 5D, dikur e quajtur “V.A.S Konstruksion”. Kjo akt-marrëveshje u firmos me qëllim prishjen e të paktën 13 pallateve në Tiranë, me justifikim e dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019. Kjo akt-marrëveshje kriminale është firmosur nga vetë Arbian Mazniku në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor”, tha Mazniku. 

Pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k., së bashku me pasuritë e luajtshme e të paluajtshme të saj./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë