E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mazhoranca tërheq dekretin e Nishanit

Mazhoranca ka hequr nga rendi i ditës dekretin e presidentit te Republikës per masat  e sigurisë. Kreu i grupit parlamentar socialisti Gramoz Ruci argumentoi kërkesën me faktin qe kjo çështje duhet te shihet me me shume vëmendje nga deputetet, por homologu demokrat Paloka deklaroi se arsyeja e vetme është mungesa e votave per te rrezuar presidentin. Dy dite me pare kur dekreti u shqyrtua ne Komisionin e sigurisë, aleati i PS, PDIU bashkoi votat me opozitën ndërkohe qe LSI abstenoi. LSI ne fakt ka qene kundër ligjit per masat e sigurisë dhe ne seancën kur ai u hodh ne votim vetëm 4 deputete votuan pro tij; 10 deputete te LSI votuan kundër, 1 abstenoi e 3 nuk morën pjese ne votim.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë