Subscribe

Partia Socialiste synon që në zgjedhjet e ardhshme të pranverës të marrë mandatin e katërt qeverisës.

Në një lidhje live për edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhiun, deputeti i PS Arben Pëllumbi u shpreh se mazhoranca aktuale është më e organizuar se opozita për procesin elektoral, teksa shtoi se duke parë situatën e brendshme në PD, rezultati i selisë blu mund të jetë më i dobët se ai i vitit 1997.

Pëllumbi më tej shtoi se maksimalizimi i votës është synimi kryesor i PS me listat e mbyllura.

Intervista e plotë:

-Po zotoheni se do të fitoni përsëri, mandatin e katërt. Kritikët e PS thonë se PS po e mbyt jetën politike dhe se po zgjat shumë qëndrimi juaj në pushtet. Si do i përgjigjeni një arsyetimi të tillë?

Shqipëria është një shtet demokratik ku në pushtet vihet përmes votës dhe garës elektorale. Kemi pasur disa gara ku ne jemi përballur me kundërshtarët tanë dhe kemi fituar. Përtej të gjitha insinuatave që mund të bëhen, që kanë 30 vite që tirren në ccdo fushatë elektorale dhe në ccdo proces zgjedhor, përtej saj është besimi që ngjall te njerëzit.

Sot nuk ka diskutim që PS është e vetmja forcë politike e organizuar në terren dhe që e marrim me seriozitet ccdo betejë elektorale. Nëse ti je në pushtet 3,4 apo më shumë mandate, është në bazë të punës që bën. Shqipëria e para 12 viteve me Shqipërinë e sotme nuk kanë asnjë krahasim. GDP e vendit është dyfishuar në krahasim me 12 vite më parë.

-Në kampin opozitar ka shkaktuar një reagim zotimi juaj se në zgjedhjet e ardhshme PD do dalë edhe më dobët se 1997. Kjo në radhët e demokratëve është përkthyer sikur juve jeni duke ofruar standardin e atyre zgjedhjeve, që u zhvilluan në një vit që të gjithë e kemi quajtur politikisht të mbrapsht. ..  

Të gjithë në PD mund ta interpretojnë si të duan atë thënie. Por të gjithë ne duke e njohur situatën e brendshme në PD dhe si po organizohen për zgjedhjet e ardhshme, rezultati që mund të marrin mund të jetë edhe më i dobët se 1997. Ato janë vitet më të errta dhe PD donte të merrne në humnerë edhe Shqipërinë. Ajo që perifrazohet është se PD mund të jetë si në ato vite, por jo Shqipëria.

-Duke hedhur në fushën e garës të gjithë ata që quhen senatorët e partisë, për të fituar vendin në Parlamentin e ardhshëm, a nuk rrezikoni një luftë të pakontroluar brenda rradhëve tuaja…

Në 2021 patën një eksperiment të parë për votën preferenciale. Ne kemi bërë disa ndryshime në Kodin Zgjedhor që 1/3 e listës të jetë e mbyllur. Se cili do jetë vendimi që do marrim, do jetë e kryesisë së partisë. Ne do gjejmë formën më të mirë për të maksimizuar votën për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *