Subscribe

Dy ditë pas publikimit të draft opinionit të Komisionit të Venecias mbi reformën në drejtësi, kreu i Komisionit të Posaçëm Parlamentar Fatmir Xhafaj, shprehet se ekspertët ndërkombëtarë, kanë mirëpritur ndryshimet e propozuara nga ekspertët e nivelit të lartë. Për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila në draft përkufizohet si Njësia Antikorrupsion e Hetimit, Xhafaj tha se ky organ do të jetë nën varësi të Prokurorisë. Kreu i Komisionit të posaçëm parlamentar, sqaroi se nuk do të ketë ndërprerje të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, çka bëhet e qartë edhe në draft opinionin e Venecias. Zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të drejtësisë me 2/3 apo 3/5?, Xhafaj thotë se zgjidhja i takon diskutimit politik. Në një kohë kur opozita ka shpallur bojkot të punimeve të Kuvendit, Fatmir Xhafaj, besoj se kjo lëvizje radikale nuk do të zbatohet në diskutimet për reformën në drejtësi. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Fatmir Xhafaj, u shpreh se nëse ekziston vullneti politik mes palëve, atëherë në fund të muajit mars, Parlamenti do të votojë ndryshimet kushtetuese për reformën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *