Subscribe

ELISA SPIROPALI

ZEDHENESE E KRYESISE PS

 

Ne si Kryesi e Partisë Socialiste mendojmë se Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion dhe Parlamenti i Shqipërisë do fillojë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.

 

Vetem pak ore pas kesaj deklarate te Elisa Spiropalit, ne perfundim te mbledhjes se Kryesise, Partia Socialiste ka depozituar zyrtarisht ne Kuvend nje kerkese, e cila nuk eshte per shkarkimin e Presidentit, por nje mocion me debat, ne fund te te cilit do te miratohet nje rezolute.

Ne shkresen drejtuar Kryetarit te Kuvendit dhe firmosur nga kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla, ky i fundit argumenton se vendimin e kreut te shtetit e vleresojne si nje akt absolutisht te pavlefshem, te marre ne kapercim te kompetencave te institucionit te Presidentit dhe ne kundershtim flagrant me parimet kushtetuese dhe demokratike.

Madje Balla kujdeset te nenvizojë se me kete veprim, Ilir Meta po synon te pengoje zhvillimin e zgjedhjeve, duke i meshuar nje paraljmerimi te dhene nga SHBA pak dite me pare, se te gjithe ata qe do tentojne te bllokojne zgjedhjet, do tu ndalohet udhetimi ne Amerike.

Por ajo qe bie ne sy, eshte fakti se socialistet kane zgjedhur miratimin e nje rezolute, dhe jo procedurat e parashikuara ne Rregulloren e Kuvendit qe cojnë ne shkarkimin e Presidentit.

Sipas Rregullores, nese ndiqet kjo rruge, fillimisht kerkesa i dorezohet kryetarit te kuvendit, me pas ajo kalon ne Komisionin e Ligjeve, i cili pasi analizon te gjitha faktet e paraqitura, ka te drejten e ngritjes se nje komisioni hetimor, ne te cilin mund te paraqitet dhe te japë shpjegimet e tij edhe vet Presidenti i Republikes. Dhe ne fund duhen 94 vota dhe nje Gjykate Kushtetuese per ta shkarkuar. E sigurt eshte qe, në gjithë këtë rrugëtim institucional Gjykata mungon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *