Subscribe

Me 76 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar buxhetin e Shtetit për vitin 2019. Mazhoranca miratoi gjithashtu me 75 vota pro edhe paketën fiskale.

 

Por edhe pse të gjithe deputetët votuan pro paketës fiskale dhe buxhetit të 2019, seanca plenare u karakterizua nga debate të shumta mes socialistëve.

 

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe pas përplasjeve të njëpasnjëshme që pati me ministrin Ahmetaj si dhe mosmarrjes së mbështetjes nga ana e grupit të PS, u tërhoq në fund të diskutimeve nga amendamentet e tij të propozuara për paketën fiskale.

 

Por në debate krahas Braçes, u përfshi dhe deputeti Bashkim Fino, I cili duke u ndalur tek neni I tatimit mbi pagat, i kujtoi kryeministrit Edi Rama se ky nen asnjëherë nuk ka përfaqësuar hierarkinë e pagave.

 

Fino tha se ka mbi 800 veta që marrin paga më të mëdha se Rama dhe kreu i Kuvendit.

 

Më tej, Kuvendi miratoi edhe projekligjet e tjera të futura në rendin e ditës, ndersa kryeministri Rama e vlerësoi debatin brenda PS si produktivë për paketën e re fiskale dhe buxhetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *