E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

Mazhoranca mbledh Kryesinë, në fokus zgjedhjet e 30 qershorit

Partia Socialiste mblodhi pasditen e kësaj të mërkure, Kryesinë, nje mbledhje e cila zgjati me shume se 3 ore e 30 minuta.

Në fokus të këtij takimi nga selia roze ka qene përgatitja për zgjedhjet e 30 qershorit.

Reklamë

Në mënyrë të vecante janë diskutuar hapat e fundit që do ndiqen për përzgjedhjen e kandidateve për kryetar bashkie por edhe këshilltarët bashkikë.

Pritet që emrat të zyrtarizohen në mbledhjen e radhës të Asamblesë së Përgjithshme që PS, e cila do të mbahet me 10 maj.

Afati I fundit për regjistrimin e listës së kandidateve për këshillat bashkiak përfundon me 13 maj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë