Deputetja e PS Etilda Gjonaj u shpreh se është fatkeqësi që opozita sot është e përçarë. Sipas saj, një situatë e tillë nuk është në favor të qytetarëve dhe as të vendit tonë që është në provesin e integrimit europian.

 

Gjonaj shpreson që brenda kampit opozitar të krijohet një frymë e re, duke larguar nga rrethi “xhaketat e vjetra”.

 

“Është fatkeqësi që opozita ndodhet në këtë gjendje, sepse në fund të fundit nuk i shërben vendit. Jemi në një proces shumë të rëndësishëm edhe të integrimit europian, dhe do të donim të kishim vërtet një opozitë konstruktive dhe të konsoliduar, por kjo nuk është për fajin tonë. Kjo opozitë na ka rënë jo vetëm ne për pjesë por edhe qytetarëve. Shpresoj që të konsolidohen duke i dhënë një frymëmarrje një rryme apo klase të re politike brenda opozitës, duke larguar ata të cilët do të duhet të ishin larguar më herët”.

 

E pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se sa bashki synojnë të marrin në 14 maj, Gjonaj tha se kanë hyrë në garë për t’i marrë të 61 bashkitë e vendit. Por duke iu referuar deklaratave të Ramës, i cili tha se 50 bashki i ka të sigurta, deputetja shprehu bindjen se do të jenë më shumë se kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *