E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mazhoranca kalon sot e vetme pr/ligjin kundër bixhozit

Kuvendi pritet të votojë sot pr/ligjin për lojërat e fatit që kaloi fillimisht nga mazhoranca në komisionin e ekonomisë.

Ky pr/ligj kaloi me procedurë të përshpejtuar dhe pritet të votohet edhe në parlament për të hyrë në fuqi zyrtarisht në datën 1 janar 2019.

Efektet e tij do të prekin kazinote elektronike dhe bastet sportive.

Kazinotë elektronike do të kenë aktivitet vetëm në hotelet me 5 yje ndërsa bastet sportive do të ndalohen plotësisht, madje edhe ato online kanë paralajmeruar drejtues të mazhorancës.

Ndërkohe opozita do të vazhdojë të bojkotoje punimet e kuvendit, teksa ka vënë 5 kushte për tu plotësuar nga qeveria që ti kthehet normalitetit të jetës parlamentare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë