Përfaqësuesit e opozitës dhe të mazhorancës kanë nisur mesditën e kësaj të marte takimin për Reformën Zgjedhore.

 

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë ulur për herë të parë në një tryezë diskutimi me mazhorancën

 

Informacionet bëjnë me dije se në këtë tryezë opozita përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi, i PD dhe Petrit Vasili nga LSI.

 

Të pranishëm në tryezë do të jenë gjithashtu, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, përfaqësues i Partisë Socialiste, si edhe bashkëkryetarja tjetër e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *