Subscribe

Procesi i Vetingut mbetet çështja qe bllokon konsensusin mes mazhorances dhe opozitës per reformën ne drejtësi. Por pavarësisht qëndrimeve te kundërta per kete proces, mazhoranca po vazhdon miratimin e ligjeve, duke prezantuar kete te premte, draftin per rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Dy institucionet qe do te bëjnë vetingun, komisioni i posaçme i kualifikimit dhe kolegji i apelimit qe shërbejnë si shkalle e pare dhe e dyte gjykimi, kane krijuar edhe përplasjen me te forte mes kampeve politike. Projekt-ligji parashikon qe aplikimet per keto institucione bëhen pranë Avokatit te Popullit dhe operacioni ndërkombëtar i monitorimit, ka te drejte te përjashtoje kandidate nga gara me qellim rritjen e cilësisë ne kete proces. Lista përfundimtare e hartuar nga ndërkombëtaret i shkon Parlamentit, i cili ka 3 mundësi per te zgjedhur me 94 vota ne Parlament, anëtaret e këtyre institucioneve, ne te kundërt do te jete Presidenti i Republikës, i cili do t’i zgjedhe ata me short. Por kjo procedure është cilësuar e papranueshme nga opozita, e cila kritikon rolin e ndërkombëtareve dhe këmbëngul per zbatimin e formulës se vendeve te rezervuara. Procesi i Vetingut përfshin kontrollin e pasurisë dhe ne kete rast, gjyqtari ose prokurori shkarkohet ne rast se ka deklaruar deri ne 200% te ardhura te paligjshme; kontrollin e figurës dhe nese informacionet nga shërbimi sekret apo drejtoria e sigurisë se informacionit te klasifikuar, provohet se ka lidhje me personazhe te krimit, gjyqtari a prokurori humbet vendin e punes dhe komponenti i fundit per te cilin rrezikojnë vendin e punës magjistratët është kriteri profesional, per te cilin do te kontrollohen dosjet e 10 viteve te fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *