Ish-sekretarja për punët e brendshme, Tereza May, aktualisht kryeministre e Britanisë së Madhe është zhgënjimi më i madh i ish-shefit të saj, David Kameron. Kështu shkruan Kreig Oliver, kreu i zyrës se komunikimit gjatë kohës kur Kameron ishte në pushtet, në librin e tij “Zbulimi i demoneve: Prapaskenat e Brexit”. Sipas tij, zonja May refuzoi të mbështeste shefin e saj në 13 raste gjatë fushatës për qëndrimin e Britanisë në Bashkimin Europian : “Mes vrasjes dhe tradhtisë në këtë fushatë, një figurë qëndron më lart se të tjerë dhe ajo është Tereza May”, shkruan drejtori i zyrës për marrëdhënie me publikun i kryeministrit Kameron.
Nga përshkrimi i zotit Oliver, May rezulton të jetë një lloj “Bruti i kohëve moderne”. Ajo është e vetmja që qëndron ende në këmbë nga kabineti Kameron. Sipas Oliver, në fund May u tregua e hapur për dialog me kundërshtarët politik të Kameron, madje zoti Xhonson mban dhe postin e sekretarit per punët e jashtme në qeverinë e drejtuar prej saj. Në këtë botim, që publikohet çdo te diele ne “The Mail”, Oliver tregon se Kameron shqyrtoi dhe mundësinë e qëndrimit si kryeminister, por kuptoi qe do te ishte një shënjestër e opozitës dhe mediave ne vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *