Kryeministrja britanike, Theresa May ka akuzuar Rusinë për sulmin me agjent nervor, ndaj ish-spiunit rus dhe vajzës së tij, edhe pse Kremlini ka mohuar përfshirjen e Moskës. May i ka dhënë ultimatum ambasadorit rus në Londër që të japë shpjegime të besueshme për agjentin nervor, i cili sipas ekspertizave dëshmon se është prodhuar në  Rusi.

 

 “Nëse dëshmohet se Moska qëndron pas këtij helmimi, qeveria britanike do ta konsiderojë këtë si “përdorim të paligjshëm të forcës” nga Rusia.  Ne nuk do të tolerojmë përpjekje të tilla për të vrarë civilë të pafajshëm në tokën tone dhe do të marrim masa të ashpra nëse kjo vërtetohet. Qeveria ka arritur në përfundimin se ka shumë gjasa që Rusia të jetë përgjegjëse. Ose ky ishte një akt i drejtpërdrejtë i shtetit rus kundër vendit tonë, ose qeveria ruse humbi kontrollin e këtij agjenti nervor potencialisht katastrofik dhe i lejoi të hyjë në duart e të tjerëve. Ambasadori rus në Londër duhet të na japë një shpjegim të besueshëm deri në fund të ditës së  martë.”

Ministria e Jashtme e Rusisë menjëherë ka reaguar ndaj fjalimit të May duke thëne thënë se akuzat janë të motivuara politikisht dhe bazohen në provokim.

Gjatë fjalimit përpara ligjvënësve, udhëheqësja britanike tha se ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij ishin helmuar me një substancë kimike të prodhuar në Rusi, që është pjesë e grupit të agjentëve nervore ushtarake te njohur si “Novichok”. Kjo substancë konsiderohet si një ndër armët kimike më vdekjeprurëse. Per here te pare u zhvillua në mënyrë të fshehtë nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë në vitet 1980, si një mjet për të luftuar mbrojtjen e armëve kimike amerikane. Ekzistenca e saj mbeti e fshehtë deri në mesin e viteve ‘90, kur informacioni rrodhi nga shkencëtari i pakënaqur sovjetik Vil Mirzayanov. Edhe sot, asnjë vend jashtë Rusisë nuk ka qënë në gjendje ta prodhojë këtë substancë. Ky është informacioni që e orientoi qeverinë britanike tek Rusia, si fajtore në tentativën për vrasjen e ish agjentit.

Ish-spiuni rus dhe e bija e tij janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në një spital në Salisbury.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *