E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

May: Referendumi i dytë për BREXIT dëmton Britaninë

Britain's Prime Minister Theresa May makes a statement on the Brexit negotiations following a European Union summit in Salzburg, at no 10 Downing Street, central London on September 21, 2018. - British Prime Minister Theresa May said Friday the European Union's abrupt dismissal of her Brexit plan was not acceptable, as she conceded talks were "at an impasse". (Photo by Jack Taylor / POOL / Getty Images) (Photo credit should read JACK TAYLOR/AFP/Getty Images)

Mbajtja e një referendumi të dytë në Britani mbi një ribashkim të mundshëm me BE do të “thyejë besimin e popullin britanik”. Kështu i ka paralajmëruar kryeministrja Theresa May ligjvënësit.

 

Ish-kryeministrat John Major dhe Tony Blair janë mes atyre që kërkojnë një referendum të ri si alternative nëse deputetët nuk bien dakord.

 

Reklamë

Por sipas May kjo nisme do të sillte një dëm të pariparueshëm për integritetin e politikës. Ajo i quajti komentet e Blairit fyerje për pozitën që ka mbajtur dikur.

 

May nënvizoi se deputetët nuk mund të heqin dorë nga përgjegjësia që kanë përmes mbajtjes së një referendumi të ri, ndërsa sipas Blair ky proces do të ishte një veprim demokratik.

 

Qeveria britanike po e kundërshton me force mbajtjen e një votimi të ri, duke thënë se populli ka marrë një vendim të qartë, ne vitin 2016, kur shumica dha verdiktin e saj për Brexit.

 

Ndërkohë, kryeministrja i ka dhënë sinjale të qarta deputetëve britanikë që votimi në parlament të mos bëhet më vonë se 21 janari.

 

Teresa May i mbijetoi një mocioni mosbesimi të deputetëve konservatorë, ndërkohë që liderët evropianë i kanë bërë të qartë asaj se marrëveshja për largimin e Britanisë nga BE-ja nuk është e hapur për rinegocim

Vazhdo të lexosh

Reklamë