E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

May, pak shanse për BREXIT

Kryeministrja Britanike Theresa May duket se nuk ka asnjë shans të kalojë marrëveshjen e divorcit me Bashkimin Europinan para zgjedhjeve të BE-së. Ndaj, ajo po përgatitet për një dalje pa marrëveshje pavarësisht kërkesës për shtyrje të afatit deri në muajin tetor.

 

Nga ana tjetër, për të disatën herë presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, thekson se BE nuk duhet të ngutet për shkak të lodhjes që ka shkaktuar procesi i Brexit.

 

Reklamë

Ndërkohe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas shprehet se Britania e Madhe nuk duhet të presë që t’i jepet një shtyrje tjetër dhe se duhet të beje te qarte  se çfarë do, ndryshe, Brexit mund të zgjasë për një dekadë”.

 

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se do të jete më mire që Britania e Madhe të ketë vetëm pak jave ne dispozicion për të mbyllur negociatat.

 

Nga ana tjetër, presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shprehet se është në dorën e Britanisë te vendose se kur duhet të largohet nga Bashkimi Europian. Ai gjithashtu beri të ditur se nuk pret që qeveria britanike ta ndryshojë kursin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë