Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 August 2026
Vizion fokus

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i...

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval Harari: Synohet...

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër,...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë...

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë, Ankaraja sfidon...

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani: Ngushtica e Hormuzit...

Varka përplaset me shkëmbinjtë në Qipro, humb jetën biznesmeni...

Peskov: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve...

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit, gjashtë persona të dëmtuar,...

Tragjedi në Vaun e Dejës! Ranë në kontakt me...

May: Nuk tërhiqem nga marrëveshja për Brexit

20 Nëntor 00:06

Kryeministrja britanike Theresa May ka theksuar këtë të hënë se do t’i përmbahet projekt-marrëveshjes së diskutueshme për ndarjen e vendit nga Bashkimi Evropian. Kjo çështje ka ngjallur shumë pakënaqësi brenda partisë së saj dhe disa ligjvënës kërkuan largimin e zonjës May nga posti. Kjo është kriza më e rrezikshme në kabinetin e drejtuar nga zonja May, që solli për pasojë dorëheqjen e disa ministrave, përfshirë edhe të ministrit për shkëputjen nga Bashkimi Evropian.

 

Zonja May u zotua t’i vazhdojë përpjekjet. Ajo tha se çdo vonesë për shkëputjen e Britanisë nga BE-ja apo largimi nga unioni pa një marrëveshje, mund ta shtyjë ekonominë e pestë më të madhe në botë, drejt një rruge të panjohur.

 

Gjatë një fjalimi përpara përfaqësuesve të biznesit britanik, zonja May u shpreh e bindur se vendi do të mund të arrinte një marrëveshje në Këshillin Europian.

 

“Javën e kaluar kabineti u pajtua me kushtet e tërheqjes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Gjithashtu ramë dakord për një skicë të deklaratës politike mbi marrëdhëniet e ardhshme mes Mbretërisë së Bashkuar dhe unionit. Të dy dokumentet ishin rezultat i shumë orë bisedimesh. Së bashku, dy dokumentet përfaqësojnë një përparim vendimtar, por ato nuk janë marrëveshja përfundimtare. Kemi përpara një javë negociatash intensive, në prag të Këshillit të posaçëm Evropian që mbahet të dielën. Gjatë kësaj periudhe pres që të kemi përpunuar detajet e plota dhe përfundimtare të kornizës që do të mbështesë marrëdhënien tonë të ardhshme. Jam e bindur se mund të arrijmë një marrëveshje në Këshill të cilën do të mund ta çoj përpara Dhomës së Komuneve”.

 

Sipas zonjës May, Evropa do të jetë gjithmonë tregu më i afërt i mallrave për Britaninë, ndaj sipas saj garantimi i kufijve pa pengesa është thelbësor. Bashkimi Evropian pritet të diskutojë mbi projekt-marrëveshjen më 25 nëntor. Sipas njoftimeve disa ministra mbështetës të Brexit-it kërkojnë të rishkruajnë pjesë të saj edhe pse Gjermania e ka përjashtuar këtë mundësi, transmeton VOA.

 

Marrëveshja e Brexit-it përbëhet nga dy dokumente. E para është një marrëveshje prej 585 faqesh e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies mes Britanisë me Evropës, ndërsa e dyta është një projekt prej shtatë faqesh që përshkruan marrëdhënien e ardhshme, sipas gazetës britanike “The Guardian”.

 

Periudha e tranzicionit nis më 29 mars të vitit 2019 dhe pritet të përfundojë më 31 dhjetor të 2020-s. Sipas BBC-së, gjatë kësaj kohe Britanisë do t’i duhet të ndjekë të gjitha rregullat e BE-së, pa qenë e anëtarësuar në institucionet e saj.

 

Marrëveshja e tërheqjes do të lejonte që tranzicioni të zgjatej vetëm një herë, për një periudhë të kufizuar, por kjo do të kërkonte që të dyja palët të binin dakord, përpara 1 korrikut të 2020-s. Projekti i Brexit-it përfshin gjithashtu edhe llogaritjet se sa duhet të paguajë Britania për të mbyllur të gjitha detyrimet ndaj BE-së.

Posted Under:
Bota
Tagged:
Brexit Marrëveshje May

Nga e njëjta kategori

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën biznesmeni i njohur, po lëvizte me varkë bashkë me familjen

më shumë...

Të shtëna me armë gjatë një feste në Zvicër, një viktimë dhe 5 persona të plagosur

më shumë...

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave, më shumë se 3 mijë persona raportohen të zhdukur

më shumë...

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë, Ankaraja sfidon planin e Athinës, çfarë po ndodh mes dy vendeve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:54

Shpërthimi i bombulës në Lezhë, kryefamiljari në...

12:27

Stuhia e fortë përfshin Qipron, humb jetën...

12:19

Algoritmi, Rama ndan fjalën e autorit Yuval...

12:09

Një shkëndijë me kosto të larta, duhen...

11:36

Pylli kërkon 100 vjet të “rilindë”, specialistët:...

11:11

Policia arreston dy vëllezërit në Korçë, u...

11:00

Italiani që vodhi Q5 refuzon të japë...

10:35

Aktivizohen 3 vatra zjarri në Shkopet, zjarrfikësit...

10:17

Situata e zjarreve, 4 vatra mbeten ende...

10:11

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski,...

9:45

Italiani vodhi Audi Q5, reagon policia: Një...

9:07

Pronari lë ndezur makinën dhe zbret, italiani...

8:52

Të shtëna me armë gjatë një feste...

8:44

Përmbytjet në Nepal, rëndohet bilanci i viktimave,...

8:38

Çfarë do të thotë sipas psikologjisë të...

8:21

Debat i ri mes Greqisë dhe Turqisë,...

8:18

Tërmet gjatë mesnatës në jug të vendit,...

8:17

Dashuria dhe paratë, horoskopi për ditën e...

8:05

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit...

1:04

Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja...

Më të klikuarat

  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Tërmeti me magnitudë 4.5 shkund Shqipërinë, ja ku ishte epiq...
  • U konfliktuan me lopata dhe mjete të forta, plagosen dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.