E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

May mban fjalim e lamtumirës si kryeministre e Britanisë

Këtë të mërkurë kryeministrja në ikje Theresa May ka dhënë fjalimin e saj të fundit si e para e Britanisë, pasi në këtë pozitë një ditë më parë është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Konservatore, Boris Johnson.

 

Në fjalën e saj të fundit ajo ka uruar kryeministrin dhe qeverinë e re duke thënë se “suksesi i tyre do të jetë edhe sukses i shtetit tonë”.

 

Më herët gjatë ditës, ajo u është përgjigjur për herë të fundit pyetjeve të ligjvënësve britanikë. Ajo tani është nisur drejt Pallatit Buckingham për të dhënë dorëheqje edhe formalisht para Mbretëreshës Elizabetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë