Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, kërkoi të veprohet “me koka të ftohta dhe të qeta”, teksa tha se marrëveshja për Brexit “është ende e arritshme”, përkundër dallimeve me Bashkimin Evropian.

 

Me Brexit nënkuptohet procesi i daljes së Britanisë nga BE-ja, i cili duhet të përfundojnë deri në mars të vitit të ardhshëm. Ndërkohë kryeministrja britanike është shprehur e “zhgënjyer” që dy palët nuk mund të bien dakord se si të garantojnë një kufi të butë me Irlandën e Veriut.

 

Çështja nuk mund t’i “prishë” shanset për të arritur marrëveshjen, tha ajo. Ndërkohë më herët, May i ka hedhur poshtë sugjerimet e BE-së për mbajtjen e Irlandës së Veriut në përputhje me rregullat tregtare të BE-së, duke thënë se një gjë e tillë do ta ndante Britaninë e Madhe.

 

Tani, të dyja palët po bëjnë përpjekje të arrijnë një marrëveshje për të shmangur kufirin e rreptë – do të thotë, çdo infrastrukturë fizike si kamera apo roje – midis Irlandës Veriore, e cila është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe Republikës Irlandeze, anëtare të BE-së, por ato nuk mund të pajtohen për mënyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *