Subscribe

 

Theresa May ka firmosur letrën qe nis formalisht procedurën e largimit te Britanisë nga Bashkimi Europian. Dokumenti i është dorëzuar presidentit te Këshillit Europian Donald Tusk nga ambasadori i Britanisë ne BE. Menjëherë pas aktit, kryeministrja ka drejtuar nje mbledhje qeverie për t’u koordinuar me mire per hapat e mëtejshëm, ndërsa ka informuar edhe parlamentin per nisjen e Brexit. May ka premtuar se do te mbroje interesat e çdo qytetari te Britanisë gjate negociatave, përfshire edhe shtetasve te BE-se, statusi i te cilëve pas Brexit nuk është përcaktuar.

 

“Unë jam e vendosur te siguroj marrëveshjen e duhur për çdo person ne ketë vend. Ne përballemi me sfida ne udhëtimin qe sapo kemi nisur, por duhet te bashkohemi nga vlerat, interesat dhe ambiciet per ta bere Britaninë me te forte.”

 

Disa nga çështjet qe pritet te diskutohen ne një afat dyvjeçar mes Britanisë dhe Unionit janë marrëveshjet e tregtisë, çështja e qytetareve te BE ne Britani dhe britanike ne Europe, fatura e Brexit, kufiri me Irlandën e Veriut, sovraniteti, siguria, etj. Ato do te udhëhiqen nga presidenti i Këshillit Europian Tusk per palën e unionit dhe nga kryeministrja Mey per Britaninë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *